Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka këmbëngulur se do të ishte e padrejtë nëse Barcelona do të shpallej kampione e La Ligës, në rast se anulohet pjesa e mbetur e sezonit për shkak të pandemisë koronavirus.
Portieri belg argumenton se Real Madridi ka qenë ekip më i mirë se rivali Barcelona para se sezoni 2019/20 të pezullohej për shkak të Covid-19.
Barcelona është lidere me dy pikë më shumë se Real Madridi dhe Courtois thotë se është në favor të rifillimit të sezonit.
“Ne jemi vetëm dy pikë prapa Barcelonës dhe nëse sezoni anulohet dhe Barcelona shpallet kampione, do të ishte padrejtësi”, tha Courtois për televizionin belg.
“Ne barazuam dhe i mposhtëm ata këtë vit, ishim më të mirë se ata”, shtoi ai.
“Unë dua që ky sezon të kompletohet në fushë”, theksoi ai.