Mikel Arteta i ka idetë e qarta për të ndërtuar Arsenalin e tij.
Trajneri spanjoll dëshiron të sjellë freski në mbrojtje, dhe transferimi i tij i parë mund të jetë një mbrojtës.
Raportohet se Arsenal po kërkon transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, përcjell lajmi.net.
Reprezentuesi senegalez do të zëvendësonte Shkodran Mustafin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Arteta.
Shitjen e Koulibaly po e kërkon edhe Napoli, pasi lojtari ka prishur raportet me presidentin Aurelio De Laurentiis.
Do të jetë Amir Rrahmani, zëvendësuesi i tij te Napoli.