Pasi kishte përfunduar sezonin e tij të parë në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e Kukësit, Yll Hoxha kishte marrë një telefonatë nga Serbia.
Ishte një menaxher serb. Mesfushori i krahut të majtë ishte pyetur nga menaxheri serb nëse do ta pranonte një ofertë të luante për Vojvodinën e Serbisë, shkruan Koha Ditore.
Oferta e gati pesë vjetëve më parë ishte serioze. Por futbollisti i Ferronikelit refuzoi ofertën pa e shqyrtuar fare dhe vazhdoi me Kukësin.
Ai pranon se ishte befasuar me ofertën e pazakontë dhe nuk i besohej që një ekip serb e dëshironte ta kishte në ekip.
Edhe sot 30-vjeçari kujton fjalët e menaxherit serb.