Shtëpia e Arthur Melo është plaçkitur gjatë kohës kur mesfushori brazilian ishte në Camp Nou për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Barcelonës kundër Liverpoolit të mërkurën mbrëma.
Disa plaçkitës u futen vjedhurazi në shtëpinë e tij në Barcelonë në kohën e ndeshjes.
Edhe pse u raportuar se vëllai i Arthur ishte kërcënuar me hanxhar dhe kaçavidë, gazeta spanjolle Marca konfirmon se familja e lojtarit është mirë dhe se vëllai i tij ka qenë prezent në Camp Nou në kohën e plaçkitjes.
Hajnat ishin futur në shtëpinë e tij përmes dritares dhe kanë plaçkitur sende të ndryshme, si orë dhe stoli.