Aktorja kosovare, Yllka Gashi, është zgjedhur Aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Valladollidit, të njohur edhe si Seminci.
Gashi u nderua për rolin e saj në filmin “Zgjoi”.
Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.