Yllka Kuqi me projekt të ri, zbulon detaje para publikimit

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Yllka Kuqi së shpejti do të vijë me projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja e njohur ka paralajmëruar se ditën e nesërme, me 21 maj, do të vijë me një këngë të re, e cila mban titullin ‘’Dehem’’.

Kënga do të vijë e realizuar edhe me videoklip dhe bazuar në projektet e kaluara të këngëtares dhe në fotografinë e zbuluar nga xhirimet, video do të jetë e veçantë siç di gjithmonë Yllka.

Projekti i fundit i publikuar nga këngëtarja nga Gjakova ishte ‘’Mashup’’ ku përfshiu këngë të njohura shqiptare, të cilat i solli në mënyrën unike të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme