Sot shënohet dita e çlirimit të qytetit prej nga vjen këngëtarja.
Dhe, Yllka Kuqi ka zgjedhur t’i ndajë disa fotografi nga arkiva për ta uruar këtë ditë.
Në profilin e saj në Instagram, ka publikuar imazhe teksa nuk i ka munguar një përshkrim plot emocion nga ana e Yllkës.
“Urime dita e çlirimit Gjakove ✌️❤️ Kete Çlirim e kam provu e perjetu Live para 22 viteve edhe mesiguri jam njera prej ketyre ne foto…Po m’vjen me kajt e me kesh bashke … veq e di qe qato emocione hala muj me i kthy ne kujtese…aq te forta e t’paharrushme kane qene”, ka shkruar këngëtarja.
Ndryshe, Yllka Kuqi tashmë ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në ahengje dhe dasma pas lirimit të masave anti-Covid.