Yllza Hasani ka marrë çmimin si solistja më e mirë në festivalin e këngës për fëmijë “Lyra”, që është mbajtur më 1 qershor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve në Gjilan.
Yllza në këtë festival është paraqitur me këngën “Dua, dua”.
“Dua, dua”, është kënga e parë e Yllzës. Yllza synon që të vazhdoj edhe më tej të merret me muzikë.
Festivali tregon një përkujdesje për gjeneratat më të reja të kësaj shoqërie dhe paraqet investim në të ardhmen e tyre, por edhe të tërë shoqërisë sonë, kurse festivali gjithashtu ka si synim të nxjerr në sipërfaqe talente dhe yje të ardhshëm të botës muzikore fëmijërore dhe e pasuron literaturën mjaft të varfër të muzikës për fëmijë.
Në videon e mëposhtme keni mundësi ta ndiqni interpretimin e Yllzës.