Analisti politik, Visar Ymeri, në “Debat Plus”, paralajmëroi se edhezjarrfikësit do të dalin në protestë.
Ymeri tha se edhe ky sektor përballet me kushte mjaft të vështira të punës.
“Problemi thelbësor është mungesa absolute e empatisë dhe e kuptimit të gjendjes sociale që po shkon duke u rëndu. Zjarrfikësit po më shkruajnë se edhe ata po përgatisin protesta, sepse edhe ata janë të lënë anash”, tha ai.
Ymeri tha se qasja e Qeverisë së Kosovës, ndaj sindikatave është duke e vështirësuar edhe më shumë gjendjen.
Sipas tij Qeveria nuk po mendon si t’i rregullojë situatat apo pakënaqësitë e krijuara.