Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar që vendi ynë ta ketë kodin telefonik “+355”.
Madje Ymeri ka thënë se zgjidhja më e mirë për vendin do të ishte që kryeministri Mustafa të largohej nga Qeveria dhe të jep dorëheqje.
“U tërhoq për demarkacionin, ligjin për “Trepçën”… Po duhet me i bo gjitha këto dorëheqje të mëdha për mos me bo një dorëheqje të vogël, tërheqjen e tij. Deputetët i ftoj që për ta ndihmuar Republikën e Kosovës, zhvillimin e tregut dhe kominimacionin dhe për ta ndihmuar përafrimin me Shqipërinë ta votoni rezulton e propozuar nga ne. Nuk kërkon asgjë më shumë e asgjë më pak, ta konfirmoni edhe njëherë votën tuaj që ta kemi kodin telefonik +355”, ka thënë ai.