Ymeri: KPMM s’më është përgjigjur për qasje në informata të detajuara lidhur me licencat nga palët e treta

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka treguar se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka heshtur që t’i përgjigjet kërkesës së saj për qasje në informata të detajuara lidhur me licencat e kërkuara nga palët e treta (si nga kompanitë e huaja, ashtu edhe ato vendore).

Ymeri, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo kërkesë është bërë që nga 11 korriku.

Postimi i saj i plotë:

Të nderuar,

Ju njoftoj se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka heshtur që t’i përgjigjet kërkesës sime për qasje në informata të detajuara lidhur me licencat e kërkuara nga palët e treta (si nga kompanitë e huaja, ashtu edhe ato vendore).

Letra e dërguar me 11 Korrik, e konfirmuar si e pranuar në të njejtën ditë.

Për të dokumentuar këtë mungesë transparence, sidomos për licenca për hulumtime meqenëse kam ankesa vazhdimisht, ju ftoj të dërgoni ankesat dhe provat tuaja në [email protected].

Kur keni bërë kërkesë për hulumtim, shfrytëzim.

A keni marr përgjigje.

Pse nuk ju është pranuar kërkesa e këso lloj.

Këto të dhëna do të shërbejnë për përgatitjen e një raporti të hollësishëm ku do të paraqitet gjithashtu edhe në Kuvend që si institucion është edhe mbikqyrës i KPMM-së.

Të ngjashme