Ymeri: Kurti shkeli parimet e tij me të dyja këmbët, s’dallon nga të tjerët

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se kreu i ekzekutivit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkelur parimet e tij me të dyja këmbët.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se njëra ndër elementet e votave drejtuar Kurtit ishte qëndrimi i tij karshi dialogut me Serbinë, qëndrime të cilat i ka shkelur.

“Sipas mendimit tim, nëse Albin Kurti e ka nënshkruar këtë marrëveshje ose ka për ta nënshkruar, ka për ta pranuar e zbatuar që po pajtohem që është absolutisht në kundërshtim me qëndrimet e tij për çështjet me dialogun me Serbinë, atëherë zgjedhjet nuk janë legjitimim demokratik për kësi çështje, sepse ti kur e voton Albin Kurtin, natyrisht një prej elementeve ka qenë qëndrimeve të tij karshi dialogut që i ka shkelur me të dyja këmbët”, ka deklaruar ai.Në mes të tjerash, në veprimet e tij, kryeministri Kurti nuk dallon nga kryeministrat e deritanishëm të Kosovës.

Të ngjashme