Ymeri-Qeverisë: Merrni direkt prej burgut njerëzit e validum si kriminelë dhe sillni në borde

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, i ka reaguar partisë në pushtet, për pikën e fundit që po trajtohet nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e rregullt plenare, për emërimin e drejtorëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Ymeri tha se nga shtatë personat e propozuar, tre prej tyre sipas saj janë me çështje penale në të kaluarën e tyre.

“Jo që është votuar pa CV kjo strukturë e bordit të AKP-së, ku nga shtatë të propozuar, tre prej tyre janë me çështje penale në të kaluarën, pra tjera herë pasi që e kemi kryesuesen prej Ministrisë së Drejtësisë, unë propozoj që t’i marrin direkt prej burgut, edhe saktë e dini kon me marrë, edhe i merrni njerëzit e validum si kriminelë edhe i bini në borde, i votoni vet se ju kshtu ashtu nuk i çitni në filtër hiç se ju çka të thotë partia e votoni.” – tha ajo.

Të ngjashme