Ymeri: Vetëvendosje nuk mund ta mbulojë hajninë, duke e përdorur veriun

Prishtinë | 02 Maj 2024 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun dhe duke e frikësuar popullatën se Serbia mund të na sulmojë.

Ai në “Debat Plus” tha se gjithmonë në skenën politike të Kosovës janë ndëshkuar partitë për të cilat ka pasur perceptim se janë të korruptuara.

“VV-ja dhe deputetët e tyre duhet të jenë të vetëdijshëm që nuk mundesh me mbulu korrupsionin, hajninë me veriun e as duke thënë ata kanë qenë më të këqij se ne. Në Kosovë ka pasur përmbysje për këto arsye, për shkak që ka pasur një bindje që janë të korruptuar e pastaj është votu dikush tjetër”.

“VV po synon ta ndërtojë një fushatë, që me i mbulu këto gjëra, duke thënë se i kemi disa suksese. Ky mundet me qenë mashtrimi i radhës, [Serbia po don me na sulmu], por mos e përdor këtë kartë me mbulu hajninë, është e pandershme”, tha ai.

Të ngjashme