Ashley Young ka gjasa të mëdha që të mbetet pjesë e skuadrës së Interit edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Daily Mirror” ka raportuar të premten se mbrojtësi i krahut të majtë, pritet të rinovojë kontratën që i skadon këtë verë.
Bëhet e ditur se 35-vjeçarit do t’i ofrohet rinovimi i kontratës edhe për një vit, të cilin është i gatshëm ta pranojë. Te Interi po e shohin Youngun të rëndësishëm edhe për sezonin tjetër pasi trajneri Antonio Conte ka kërkuar ta ndalin edhe për një vit. Young këtë edicion ka regjistruar 31 paraqitje në të gjitha garat dhe ka asistuar tri herë. Ai është pjesë e Interit prej janarit të vitit 2020 kur iu bashkua nga Manchester Unitedi.