YouTube të mërkurën ka paralajmëruar planet për t’i larguar disa mijëra klipe dhe kanale që i promovojnë idetë djathtiste dhe ideologjitë si neonazizmi dhe supremacia e bardhë në një përpjekje për ta eliminuar ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes në shërbimin e vet.
Politika e re gjithashtu do ta ndalojë publikimin e klipeve në të cilat justifikohet diskriminimi, segregacioni ose ndonjë formë tjetër e përjashtimit, thuhet në njoftimin e kompanisë, shkruan KOHA Ditore.
Ndalimi do t’i përfshijë edhe videot me të cilat mohohet që kanë ndodhur incidentet e dhunshme, si të shtënat në shkollën fillore “Sandy Hook” në Connecticut.
YouTube nuk ka përmendur asnjë kanal apo video specifike që do të ndalohet.
“Është përgjegjësia jonë t’i mbrojmë përdoruesit tanë dhe të mos lejojmë që platforma jonë të përdoret për ta nxitur urrejtjen, shqetësimin, diskriminimin dhe dhunën”, thuhet nga YouTube.
Vendimi i YouTube, që është pronësi të Google, është veprimi më i fundit i kompanisë nga Silicon Valley për ta ndalur përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në këtë shërbim, raporton “New York Times”.
Është interesante se një muaj më parë Facebooku e publikoi një listë të shtatë prej përdoruesve më kontrovers në YouTube, duke përfshirë Alex Jones, teoricienin e konspiracionit dhe themeluesin e InfoWars.