Youtube gjeneron shumë trafik nga pajisjet mobile kështu që është e drejtë të mendohet se kompania duhet të rifreskojë eksperiencën e përdoruesve të aplikacionit të kompanisë për telefonat mobil.
Kështu, Youtube ka shtuar një tipar të ri për përdoruesit e iOS dhe Android. Përmes klikimit të dyfishtë, ju mund të kaloni para ose të ktheheni mbrapa në video, për dhjetë sekonda.
Sipas Ubergizmo, versioni i fundit i YouTube në iOS dhe Android e përfshijnë këtë tipar, mirëpo tipari funksionon vetëm kur jeni duke shikuar videon në ekran të plotë, apo ‘full screen’.
Vetëm klikoni dy herë në anën e majtë ose të djathtë të ekranit për të shkuar mbrapa ose përpara në video për dhjetë sekonda.
Nuk dihet qartë se kur është lansuar tipari i ri, mirëpo është mjaft e mundshme që kompania e ka përfshirë atë në mënyrë të heshtur gjatë përditësimit të fundit të aplikacionit që është lëshuar të mërkurën e kaluar.