Youtube tregon se sa video i ka fshirë në muajt e fundit

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

YouTube ka fshirë mëse 58 milionë video dhe 224 milion komente gjatë tre mujorit të tretë të vitit për shkelje të politikave të platformës.

Gjithashtu platforma fshiu 1.67 milionë kanale me 50.2 milion video që përmbanin.

Pothuajse 80% e kanaleve të fshira ishin ngarkime spam tha Youtube. 13% përmbanin lakuriqësi dhe 4.5% janë hequr për sigurinë e fëmijëve.

Gjithashtu 7.8 milionë video janë hequr individualisht për shkelje të politikave.

Këtë Google shtoi mijëra moderatorë, konkretisht më shumë se 10,000 për të rritur raportimin. YouTube nuk komentoi për planet e zgjerimit në 2019-ën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme