Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas takimit që pati me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.
Ajo që bie në sy në postimin e kryediplomates amerikane në llogarinë e saj në Twitter, është se ajo i referohet Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së.
Pra nuk e ka takuar Alibeajn në cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar por vijon ta njohë si kryetar të komanduar të PD-së pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.