Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u mbajtën këtë të diel.
Kim nëpërmjet një cicërime në Twitter thotë se autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës, ndërsa politika duhet të pranojë gjykimin e votuesve kur të mbyllet procesi i numërimit, njofton Klan Kosova
“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Autoritetet e zgjedhjeve dhe të zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës. Kandidatët dhe udhëheqësit politikë gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur numërimi të ketë përfunduar”, shkruan Kim.