Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet në Shkodër për të monitoruar procesin e votimit.
Nga qyteti verior, ambasadorja bëri thirrje për qytetarët shqiptarë që të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme i përket atyre.
“Çdo qytetar shqiptarë të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj”, u shpreh ambasadorja amerikane.