Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar vendimin zyrtar për emërimin e Yuri Kim nga Guami, Koreja e Jugut si ambasadore në Shqipëri.
Përzgjedhja e saj ishte bërë pak kohë më parë nga presidenti Donald Trump, ndërsa të martën ajo zhvilloi një dëgjesë në Senatin Amerikan.
Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, klasë e Këshilltarit dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtor i Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ishte drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.
Kim ka shërbyer gjithashtu si Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe si një anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpartiake për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Gjithashtu ajo shërbeu si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë. Kim fitoi një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.
Yuri Kim pason në këtë detyrë ish ambasadorin Donald Lu i i cili u largua nga Shqipëria pas përfundimit të misionit të tij në Maj të vitit 2018. Gjatë kësaj periudhe Ambasada Amerikane në Shqipëri është drejtuar nga zv.ambasadorja, e ngarkuara me punë Leyla Moses Ones.
Kim do të jetë ambasadorja e trete në Tiranë, pas Mariza Linos dhe Marsi Ris. Ajo ka deklaruar se do të mbështesë reformat në Shqipëri.
Të martën në një dëgjesë para senatit amerikan, Kim tha se inkurajon Shqipërinë për ngritjen e SPAK dhe BKH.
“Duhet të ndihmojmë Shqipërinë të ndërtojë institucione demokratike. Do të inkurajojmë Shqipërinë në reformat e ndërmarra”, tha ajo, tashmë ambasadore e SHBA në Shqipëri. /RTSH/