Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni në basketbollin kosovar ishin Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.
Skuadra nga kryeqyteti kosovar në fund u shpall kampione pas një serie fantastike të finaleve.
Përveç titullit të kampionit, Z Mobile Prishtina fitoi edhe Kupën e Kosovës, ku në finale mposhti pikërisht Rahovecin.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe datën kur do të zhvillohet Superkupa e Kosovës.
Kësisoj dy ekipet, Rahoveci dhe Prishtina do të përballen më 22 shtator, ku do të jetë edhe fillimi i edicionit të ri në basketbollit kosovar. /Telegrafi/