Dymbëdhjetë ekipe, 5 nga jashtë dhe 7 ekipet më të mira të Kosovës, këtë vit do të garojmë në garën e basketbollit “Z Mobile Streetball Kosova International 2018″.
Gjakova, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica dhe Prishtina do të jenë qytetet në të cilat këtë vit do të mbahet një ndër garat më atraktive e cila çdo vit bën bashkë të rinj përmes sportit, raporton Ekonomia Online.
Përveç kësaj, në edicionin e 13-të të tij, Streetball Kosova do të sjellë risi të shumta.
Që të gjitha këtu u bën të ditura sot në një konferencë për media të mbajtur nga organizatorët e Streetball Kosova.
Agon Femiu, nga Streetball Kosova, tha se këtë vit disa nga lojërat do të mbahen në ambient të mbyllur, për shkak të kushteve atmosferike.
Ai më tutje bëri të ditur se këtë vit një nga risitë është edhe pjesëmarrja e fëmijëve, raporton EO.
“Viti 2018 për ne është një vit me shumë lajme të mira, për faktin se sivjet ne vazhdojmë me organizimin e ngjarjeve internacionale dhe sepse po i kthehemi karvanit. Sivjet do të vizitojmë 7 qytete me të mëdha të Kosovës”.
“Edicioni i 13-të sivjet do të fillojë me garën ndërkombëtare e cila nesër zhvillohet në palestrën ‘1 Tetori’. Aktiviteti ynë i cili zakonisht mbahet në të hapur është rrezikuar që të anulohet, andaj kemi qenë të detyruar që të mbajmë në hapësirë të mbyllur”.
“Fituesi i ZMobile Streetball Kosova është një tjetër risi është edhe aktiviteti i përbashkët për fëmijë dhe kjo e ngrit tërë këtë organizimin e StreetBall Kosova për një shkallë më të lartë”.
Kujtim Kryeziu, përfaqësues nga ZMobile, tha se duke pasur parasysh që si kompani kanë pasur gjithnjë në fokus rininë, andaj edhe janë duke mbështetur këtë aktivitet këtë vit.
“Ne si kompani e kemi fokusin që kontributin ta drejtojmë kah rinia dhe besojmë që duke pasë parasysh aktivitetin, përveç sportit jemi të fokusuar edhe nga kultura edhe çdo gjë që ka të bëjë me rininë”.