Zaev dhe Ahmeti arrijnë marrëveshje për kandidat konsensual – përfolen katër emra

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti arritën marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë me kandidat të përbashkët konsensual, transmeton Gazeta Express.

Pas takimit Ahmeti tha se ditët në vazhdim do të përcaktohen për njërin nga emrat që përfolën tashmë në media respektivisht Radmilla Shekerinskën, Nikolla Dimtirovin, Oliver Spasovskin apo Stevo Pendarovskin.

Përfundimisht, emri i kandidatit do të mësohet deri të premten.

Ahmeti tha se me Zaevin kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe krizën mes partnerëve të kaolicionit që u nxit pas zhvillimeve në kuvend me mos heqjen e imunitetit të ish-kryetarit të Kuvendit, deputetit aktual Trajko Veljanovski, i cili akuzohet nga gjykata për organizim të dhunës në Parlament më 27 prill 2017.

Të ngjashme