“I falënderoj miqtë tanë nga Gjermania dhe Franca që i njohin dhe i potencojnë hapat të cilat i kemi ndërmarrë si kontribut i lartë drejt stabilitetit ballkanik dhe evropian”, kështu ka shkruar në Facebook, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, pas samitit joformal të Gjermanisë dhe Francës me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.
“Përgjegjësia dhe përkushtimi jonë nuk ndalon këtu për shkak idesë për aleancë të diversitetit i kërkoi kujdes të vazhdueshëm për veten dhe për tjetrin”, shkroi ai.
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron e lavdëruan Maqedoninë e Veriut dhe Qeverinë për përpjekjet që të zgjidhet kontesti shumëvjeçar për emrin me Greqinë.
“Pamë hapa të guximshëm për kontestin me emrin e Maqedonisë së Veriut, kjo është dëshmi se është e mundur të gjendet zgjidhje për kontestin shumëvjeçar”, tha Merkel, shkruan MIA, transmeton Klan Kosova.
Makron tha se me Marrëveshjen e Prespës u dëshmua se mund të zgjidhen konteste të cilat janë konsideruar si të pazgjidhshme kur ka përkushtim.