Zaev merr pjesë në hapjen e autostradës “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Sot pasdite në Kosovë në hapjen e autostradës “Arbën Xhaferi” si mysafir i ftuar do të merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Së bashku me kryeministrin në ceremoninë e hapjes do të marrë pjesë edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.

Siç njofton AIM nga Prishtina, punët ndërtimore të rrugës Prishtinë-Shkup nga pjesa e Kosovës kanë përfunduar dje.

Përveç kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në hapjen solemne pritet që të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Edi Rama, Malit të Zi, Dushko Markoviq./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme