Zaev për tragjedinë në Tetovë: Dorëheqje do të ketë pas hetimeve

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Zoran Zaev përmes një letre drejtuar opinionit shprehet se dorëheqjet e dorëzuara pas tragjedisë në qendrën për COVID-19 në Tetovë i vlerëson si akt të lartë moral dhe etik dhe si demonstrim të integritetit dhe përgjegjësisë e cila është e pashmangshme gjatë këtyre fatkeqësive të mëdha.

Ai nënvizon se përgjegjësi ka dhe do të ketë, por të bazuar me argumente dhe fakte forenzike dhe jo në bazë të përplasjeve politike.

“Vlerësimi dhe vendimi im lidhur me dorëheqjet e paraqitura do të bazohet ekskluzivisht në faktet që marr nga hetimi, pra ekskluzivisht sipas në bazë të arsyeve të vërtetuara si shkaktarë të zjarrit. Unë pres që kjo të ndodhë së shpejti në periudhën e ardhshme, për të cilën edhe një herë apeloj tek të gjitha institucionet për një hetim të shpejtë dhe të plotë. Ekziston dhe do të ketë përgjegjësi, e përcaktuar qartë në bazë të fakteve të pakundërshtueshme kriminalistike, dhe jo në bazë të llogaritjeve politike. Unë njoftoj se gjatë javës së ardhshme, në momentin e parë pasi hetimi i ekspertëve do të tregojë përparim të ri më serioz, unë do të shpalos pikëpamjet e Qeverisë bazuar në faktet e hetimit, në një konferencë për shtyp ku do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve nga mediat”,  thuhet në letrën e Zaevit.

Të ngjashme