Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja kujdeset për të gjithë dhe përmes pakos së masave të ndryshme për kategoritë e ndryshme të qytetarëve, përmes inicimit të sjelljes solidare në shoqëri, do të bëjmë gjithçka që goditja nga kriza të jetë më e vogël, shkroi sot kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.
“Për ata që do të humbasin punën e tyre për shkak të rrethanave, qeveria përmes një mase tjetër siguron 50 për qind të pagës mesatare që ka marrë qytetari, përmes sistemit të mbrojtjes sociale. Ndikimi në ekonomi është i madh, por ne do të mbrojmë punëtorët. Në muajin më të vështirë, prill, 6.800 qytetarë nga gjithsej 800.000 qytetarë të punësuar janë të ri të papunë” thotë Zaev , transmeton Portalb.mk.
Zaev ka shkruajtur se, mjetet të cilat Qeveria bashkë me Bankën Botërore i ka siguruar për kompanitë dhe për punëtorët janë për shpëtim të shumë vendeve të punës, ndërsa që të mund të aplikojnë kompanitë.
Sipas tij, kompanitë mund t’i shfrytëzojnë të gjitha masat e Qeverisë, vetëm nëse nuk largojnë punëtorë në përmasa të mëdha, gjegjësisht nëse largimet eventuale nuk janë më të mëdha se 5, 10 ose 15 për qind për firma të mëdha, të mesme, të vogla ose mikro.