Zafir Berisha: Shërbimet e huaja kanë investuar për 10 vite në sektin politik të Vetëvendosjes

Prishtinë | 06 Dhj 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Një studim i publikuar së fundmi nga Parlamenti Evropian, e ku flitet edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti, ka shkaktuar reagimin e Zafir Berishës, zv/ministër në MPB.


Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur “sekt politik” Vetëvendosjen.

Ka thënë se raporti është hartuar nga pro-rusët dhe i njëjti po përdoret nga partia e Kurtit.

Madje ka hedhur dyshimet se shërbimet e huaja për 10 vite kanë investuar në VV.

Postimi i plotë i Berishës:

Në vazhdën e “shpërlarjes së trurit” militantëve të vetë, sekti politik po shfrytëzin “raportin” e prorusëve si Samuel Green i cili është drejtor i “Russia Institute” në “King’s London” dhe i cili jetoi e punoi në Moskë për 13 vjet!

As metodat “gebelsiane” të propagandës nuk do të dhezin më, edhe pse për me shumë se 10 vite, bukur shumë është investuar nga shërbimet e huaja sekrete në sektin politik të VV, duke i përdorur në dëmtimin e imazhit të Kosovës dhe për të shkatërruar funksionalitetin e shtetit që është bërë me shumë mund dhe sakrifica ndër breza.

Të ngjashme