Zafir Berisha thotë se shpenzimet e të akuzuarve u bënë publike për shkak të militantëve të VV-së

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, po thotë se nuk duhet publikuar shpenzimet e ish-krerëve të UÇK’së, që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Berisha thotë publikimi i shpenzimeve është ‘ushqim për militantët’ të cilët kanë llogari të rremë në rrjetet sociale.

“Bërja publike e shpenzimeve për të akuzuarit e UÇK-së me dosje të Serbisë dhe argatëve të tyre në Hagë, ka të bëj me “ushqimin” që i servirohet militantëve primitivë që disponojn qindra e mijëra fb të rreme e që me ndihmën e lajmeve që gatuhen në qendrën e spijunazhit rusë në Nish të Serbisë, të vazhdojn shpërndarjen e urrejtjes dhe linqimeve kundër atyre që është vlera e vetme e këtij vendi!”, ka shkruar Berisha në FB.

Sipas tij, publikimi i shpenzimeve është skenar që e dëmton stabilitetin në vend.“Skenar ky i projektuar për minimin e stabilitetit politik dhe të siguris në Kosovë! Zafa”, theksoi ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme