Një mashkull në Zagreb ka sulmuar me sëpatë ish-gruan e tij dhe vajzën një vjeçe e gjysmë të mërkurën në mbrëmje. Fëmija ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një spital në Zagreb.
E sulmuesin 41-vjeçar, gjatë ikjes e ka goditur një kamion që për pasojë ka mbetur i vdekur, raportojnë mediat kroate.
Sipas burimeve jozyrtare të gazetës kroate “Jutarnji”, të mërkurën mbrëma rreth orës 20:30 ka ndodhur një përleshje në familje, gjatë së cilës një mashkull ka sulmuar ish-partneren dhe fëmijën e saj në shtëpinë ku ata jetojnë.
Dyshja ishte dërguar në spital, por fatkeqësisht, siç ka marrë vesh “Jutarnji”, fëmija nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve pavarësisht përpjekjeve intensive të ekipit mjekësor.