Zaimina tregon se cili është sekreti i një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

“N’fermë” me Ervin Kurtin ka bërë Zaimina Vasjarin sot të hapet më shumë për jetën e saj private dhe marrëdhënien me bashkëshortin, Klodin.


Zaimina tregoi se ata kanë një raport të shkëlqyer sepse së pari janë shokë me njëri-tjetrin e pastaj partner.

Këngëtarja e biznesmenia u shpreh e lumtur që ka një familje të madhe duke përmendur edhe dy vajzat e Klodit.

“Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok është një marrëdhënie e shkëlqyer, një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin. Sigurisht që edhe zihemi, por kemi një familje të madhe, se Khloe ka dhe dy motra.

Unë që e vogël doja shumë të kisha një familje të madhe. E adhuroj këtë pjesë”,-u shpreh Zaimina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme