Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoi bajrakun

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 23:21 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon raportimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në seancën ku po diskutohet Plani Evropian, i rënë dakord në Bruksel më 27 shkurt pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Selmanaj në fjalimin e tij tha se personalisht nuk i beson Kurtit.

“Unë personalisht nuk i besoj këtij kryeministri. Pse nuk i besoj këtij kryeministri? Sepse më datën 2 shkurt, ky kryeministër na ka lexuar gjashtë kushte. Kushti i parë ka thënë: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kushti i dytë është se nuk mund të jetë monoetnik dhe duhet ta ndërroj emrin. Nën 3 duhet të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të drejta për serbet në Kosovë duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi. Duhet të shuhen strukturat paralele dhe të dorëzohen armët dhe Vuçiq duhet të tërheq letrat mosnjohëse”, tha Selmanaj në fjalimin e tij në kuvend, transmeton Klankosova.tv

Ai ia përmendi një shprehje shefit të Qeverisë që e kishte përdorur më herët për demarkacionin “Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, Çakorri, tap karrika e lëshoj bajrakun”, i kishte thënë Kurti-Haradinajt.

Ndërsa deputeti i LDK-së i tha atij:

“Zajednica, Zajednica, tap kryeministër e lëshoi bajrakun”, tha Selmanaj.

Të ngjashme