Zakonet e çuditshme të shqiptarëve, që çudisin të huajt

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 22:50 | Nga

Balkanista është blogu i një britanikeje e cila është e dashuruar me Ballkanin. Prej 11 vitesh ajo është shkëputur nga Londra dhe së fundmi është zhvendosur në Tiranë, ku i kushton rëndësi edhe logut të saj, i cili vërte ka shumë sukses. Ajo i ka kushtuar qindra artikuj Shqipërisë, ku disa prej tyre janë të vërteta në mënyrën më sarkastike të mundshme. Artikulli i saj i fundit konsiston në disa zakone të çuditshme që ajo ka vënë re gjatë qëndrimit të Shqipëri, të cilat i ka sjellë në nota humori. Për më tepër hidhini një sy, dhe po janë të gjitha të vërteta.

“Tani e kuptoj se si një i huaj ndodhem në një pozicion të rrezikshëm në momentin që postoj këto shaka. Por ju lutem mos harroni që unë e dua këtë vend dhe shqiptarët, dhe të gjitha këto janë vetëm për pak argëtim.

Ju do shihni dekoret e Krishtlindjeve apo këngët e Krishtlindjeve nëpër lokale, në mars.

A ka nevojë një njeri që ka një Smart për dy vende parkimi?

A është uniformë jo zyrtare dimri xhupi me kapuç me lesh për meshkujt dhe femrat?

A është e pranueshme nga shoqëria që të pish 15 kafe përpara mesditës?

A është e pranueshme të pish raki përpara mesditës?

Është e gabuar të shohësh dikë për më shumë se 1 sekond nëse nuk e njeh?

Është në rregull të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht të planifikosh ikjen drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës, Gjermanisë?

Është e zakonshme ti shohësh burrat të ecin krahë për krahu?

Po kur ulesh në autobus dhe dikush që ka blerë 5 pula të gjalla ulet pranë teje?

Është normale të gjesh çantën e fundit të Louis Vuitton në dyqane, kancelari dhe madje edhe te kasapi?

Ngjyrat e semaforit janë në varësi të opinionit të gjithsecilit?

Shenjat rrugore janë opsionale?

Është normale që të panjohurit të qerasin me raki ose kafe kur je i huaj dhe më pas ti mbetet qejfi nëse nuk pranoni?

Karkalecat krudo janë gjë pjesë e një dietë të përgjithshme?

Është normale që teminat, gëzofi rozë, lëkura, të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë?

Është duhanpirja një ves më shumë i pranueshëm se sa i papranueshëm?

Shprehja “Avash Avash” është gjë motivacion?

A është normale të shohësh super – makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri se sa gjatë një viti në Londër?

Është normale të mbash ushqim për qen në çantë në mënyrë që të ushqesh qentë e rrugës?

Playlista e një lokali duhet të mbajë në të njëjtën vijë këngë nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen, dhe muzikë folk?

A është normale që të ndiqesh nga fëmijët që lypin, duke të kapur pas krahu vetë se i the jo?

Nuk mund të planifikosh asgjë për sa i përket shërbimit urban. Kurrë nuk kanë një orar të saktë.

Dëgjon një zhurmë në mbrëmje dhe nuk je i sigurt nëse ishte e shtënë arme, apo thjesht një fishekzjarr.

Është e pranueshme në shoqëri të kesh 1 ose 5 armë?” (Opinion.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme