Aktivistja Zana Avdiu thotë se sjellja e kosovarëve ndaj Shqipërisë është sikurse e mërgatës ndaj Kosovës. Komentet Avdiu i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Ne po sillemi ndaj Shqipërisë sikurse diaspora me neve. Na ju dhajmë para, na pagujna e ju silluni qysh dojna na, boni qysh dojna na, shëndrrohuni krejt…mendoni veç kosovarët…Jo bre se s’na kanë në mendje gjithë ditën ata”, tha Avdiu.
“Kemi shumë paragjykime ndaj shqiptarëve të Shqipërisë”, theksoi ajo.
“Nganjëherë mendoj se e kemi njëfarë xhelozie dhe rivaliteti me shqiptarët e Shqipërisë. Sikurse dojna me ju marrë primatin e shqiptarëve dhe të tjerët le të sillen rreth neve”, theksoi Avdiu.
“90 për qind e kosovarëve e lëshojnë vendin për pushime dhe nuk shkojnë vetëm në Shqipëri.