Zayn Malik dhe Louis Tomlinson kanë shumë histori me “One Direction” dhe tani, ata po bashkohen për një projekt të ri.
Këngëtarët britanikë njoftuan të enjten, më 2 tetor, se do të bashkojnë forcat për një serial të ri me tre pjesë në Netflix, i cili do ta paraqes dyshen “të nisë një udhëtim me makinë nëpër Amerikë në një aventurë spontane rilidhjeje, eksplorimi dhe shumë të qeshurash”, sipas një njoftimi për shtyp.
Në njoftim thuhet se projekti i drejtuar nga Nicola Marsh dhe i prodhuar nga Campfire Studios, do t’i paraqes muzikantët “të flasin hapur për jetën, dashurinë, humbjen dhe atësinë”.
Seriali nuk ka ende një datë publikimi, shkruan People.