Mund t’i keni flokët e përsosura, grimin e keni aplikuar mirë dhe lëkura mund t’ju duket e mahnitshme, por ndoshta vetëm dhëmbët po ua prishin tërë pamjen fizike.
Është e dijshme që dhëmbët me ngjyrë të verdhë nuk janë aq atraktiv sa të bardhët ndriçues.
Megjithatë, zbardhja e dhëmbëve përmes produkteve të ndryshme shpeshherë është një gjë e kushtueshme dhe kjo mund t’ju pengojë për realizimin e dëshirës suaj për zbardhjen e tyre.
Sidoqoftë, do të befasoheni dhe gëzoheni kur do ta mësoni se ekziston një mënyrë shumë më pak e kushtueshme dhe shumë më e thjesht për zbardhjen e dhëmbëve, si dhe më e mira e kësaj është se produkti veçse gjendet në shtëpinë tuaj!
Përbërësit: Vetëm banane.
Fillimisht e hapni bananen si një majmun që e qëron nga poshtë deri lart. Merrni një pjesë të pjesës së brendshme të lëvores dhe filloni ta fërkoni atë për dhëmbëve tuaj.
Fërkimi duhet të zgjasë për dy minuta dhe duhet të siguroheni se e keni fërkuar çdo dhëmbë që e keni me materialin që gjendet brenda lëvores.
Përderisa e fërkoni këtë, mineralet do të absorbohen në dhëmbë dhe kësisoj do të filloj zbardhja e dhëmbëve.
Pas kësaj i pastroni dhëmbët normalisht dhe i kushtoni kujdes të veçantë duke i pastruar të paktën dy herë në ditë.
Duhet ta keni parasysh se lëvorja e bananes përmban sasi të larta të kalciumit dhe vitaminës D, e këto ndihmojnë edhe në forcimin e dhëmbëve.