Kur e kishin me ngut mblidheshin edhe në orët e vona.
Madje, deputetët e mazhorancës i shihnin të arsyeshme takimet e natës.
Por, veç katër seancave – ajo për amandamentimin e Ligjit të Zgjedhjeve (që dështoi më pas), ato të zgjedhjes së Qeverisë dhe Presidentit si dhe e votimit të komisioneve – deputetët nuk u mblodhën më për të diskutuar për asnjë temë.
Mosmbajtja e seancave për një mori çështjesh të rëndësishme që po presin po shihet e paarsyeshme nga monitoruesit e punës së legjislativit.
Gjatë kësaj jave, deputetët u koncentruan më shumë në konstituim të komisioneve. Në mbledhjet e tyre si nga pozita njëjtë edhe nga opozita u tha se nuk po mund të procedojnë me punë si shkak i mungesës së agjendës legjislative.
Emir Abrashi nga “Democracy Plus” thotë që deputetët mund të thirrin seanca me 40 nënshkrime.