Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE-së në Kosovë), në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenisë dhe popullit slloven.
Gjatë fjalimit të tij, Zbogar ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe vizitat në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.
Zbogar foli për masakrën e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit, të mbijetuarës së masakrës së Krushës, duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e OKB-së.