“Tre varreza të cilat datojnë mbi 2000 vjet më parë, janë zbuluar në jug të Egjiptit”, ka bërë të ditur ministria e antikitetit në këtë vend. Zbulimi është bërë në al-Kamin al-Sarwain në provincën Minya. Varrezat kanë qenë të fshehura thellë në një gropë pasi u janë bërë ceremonitë. Pas nxjerrjes shumë të kujdesshme në njërën nga varrezat janë gjetur katër sarkofagë të cilët janë përdorur për mbulimin e fytyrave të njerëzve. Vetëm disa metra më tej, është zbuluar një tjetër varrezë me gjashtë trupa, duke përfshirë edhe një fëmijë.
“Këto varreza janë pjesë e një zone ku vendoseshin varret e të ndjerëve për një qytet të madh. Nuk është aspak garnizon ushtarak ashtu siç theksojnë disa”, thotë arkeologu Ali al-Bakry, i cili shton se nga analizat që janë bërë deri tani del se kockat kanë evidentuar faktin se bëhet fjalë për burra, gra dhe fëmijë të moshave të ndryshme.
“Kjo është hera e parë që autoritetet mendojnë se zona është përdorur për një kohë shumë të gjatë. Fragmente të varrezave datojnë rreth dinastisë së 27të në vitin 525 para Krishtit dhe periudhës greko-romake rreth 332 vjet para Krishtit.
Al-Kamin al-Sarwahi është bërë subjekt i zbulimeve arkeologjike që prej vitit 2015. Që prej asaj kohe, janë zbuluar mbi 20 varreza në një zonë shumë të vjetër rajoni varresh. Dr Ayman Asmawz, shef i sektorit të antikitetit egjiptian në ministrinë e antikitetit, nënvizon se, “zbulimi i ri është tepër interesant dhe se ka ende shumë punë për t’u bërë për t’u zbuluar sekretet e zonës”.