Mes verërave, librave të kuzhinës, recetave dhe shijeve afrodiziake, është më e lehtë ta thyesh akullin dhe ta fusësh mbrëmjen në shinat e duhura.
Por kuzhina është edhe një nga bankat e para të provës që teston pajtueshmërinë mes partnerëve. E lë veten që të frymëzohesh nga momenti apo e studion recetën e çdo dite? Improvizon me përbërësit që ke në frigorifer apo kërkon që t’i kesh të gjitha të dozuara deri në imtësinë më të vogël?
Duke e mbikëqyrur tjetrin mes tiganëve dhe furnelës, mund të kuptojmë shumë mbi personalitetin e tij, madje edhe mbi mënyrën e të qenit “nën çarçafë”.
1- Krijues dhe me fantazi në kuzhinë
Nuk do që të ndjekë skemat dhe rregullat, edhe në kuzhinë i pëlqen që të improvizojë e ta lerë vetë të udhëhiqet nga instinkti. Për të, të ndjekësh një recetë fjalë për fjalë është e barazvlefshme me futjen në një kafaz të shpirtit të lirë. I do kombinimet me fantazi dhe lojërat e erëzave, aromave dhe shijeve. Por, recetat origjinale ama nuk janë gjithnjë në lartësinë e asaj që pritet.
Profili në dhomën e gjumit: Pasion dhe kreativitet edhe në shtrat. Do gjithnjë të krijojë situata të reja, t’i shtojë një prekje pikante marrëdhënies dhe të çudisë gjithnjë me “përbërës të rinj”. Dukej joshëse, por ka të ngjarë që pas një kohë të gjatë nevoja e tij për të ndryshuar gjithnjë mund t’ju lodhë.
Këshillë: Bëjani të ditur se, herë pas here, pak thjeshtësi, nuk është keq.
2- Dashnor i përsosmërisë
Përdor gjithnjë ushqime shumë të freskëta dhe biologjike, është i kujdesshëm që të drejtpeshojë dietën duke i rregulluar ushqimet me një precizon thuajse matematik. Është një lloj nutricionisti, i njeh të gjitha vlerat kalorike të ushqimeve dhe metodat e gatimit më të shëndetshme.
Profili në dhomën e gjumit: Në shtrat është pak si shumë i frenuar dhe racional, nuk i pëlqen të ndryshojë dhe të eksperimentojë pra ndonjëherë mund të duket i mërzitshëm dhe i kufizuar. Por angazhohet shumë dhe më së shumti ia del.
Këshillë: Mësoji megjithatë, se ndonjëherë duhet të dijë që të të çudisë me ndonjë gjë të papritur.
3-Tradicionalisti
Është njeri i vrazhdë, i ngurtë siç ishin një herë e një kohë. Nuk është shumë i pasionuar për kuzhinën por sa i përket zgarës, skuqjes ose pjekjes së mishit, është gjeni i vërtetë. Po të ishte e mundur, do të hante përditë, mëngjes e mbrëmje, mish me patate të skuqura.
Profili në dhomën e gjumit: Si të gjithë burrat e kallëpit të vjetër, është shumë pasional dhe pjellor, në shtrat pak i ashpër por sigurisht, nuk i shpërfill nevojat e tua. Rreziku është që ndonjëherë, një vakt shumë i bollshëm mund të shkaktojë probleme performance.
Këshillë: Mësoji që të jetë pak delikat si në tryezë ashtu edhe në shtrat.
4- Në kërkim të ekzotikes
I pëlqen që të zbulojë receta dhe shije të vendeve të largëta, eksperimenton me erëzat, përbërësit dhe traditat kulinare të çdo cepi të planetit. Është pa dyshim me mendësi të hapur dhe në udhëtimet tuaja të shtyn që të provosh pjatat më të rëndësishme, madje edhe me rrezikun e ndonjë efekti të padëshiruar.
Profili në dhomën e gjumit: I pëlqen të eksplorojë dhe të luajë me situata origjinale dhe argëtuese, ndonjëherë edhe duke e tepruar pak. Rreziku është që të të shtyjë të bësh gjëra që nuk i ke për zemër vetëm për shijen e të provuarit.
Këshillë: Mësoji që nganjëherë kufijtë kulturorë nuk janë sinonime të mbylljes mendore, por pjesë e identitetit vetjak…
5- Dashnori i “kafsho dhe mbathja”
Të ishte për të, do të jetonte fare mirë vetëm me fast food – e. Shprehja maksimale e lidhjes me kuzhinën është që të nxjerrë nga frigoriferi ushqimin e ngrirë dhe ta fusë në mikrovalë. Nuk i do ndërlikimet e humbjes së kohës, ka një thes me interesa, por kuzhinë nuk është pika e tij e fortë.
Profili në dhomën e gjumit: Dëshiron që të të ketë të gjithën dhe menjëherë, dhe në shtrat është shumë i dehur, pra jo edhe aq romantik. Për të joshja është një rit i kotë, thjesht humbje kohe. I paqëndrueshëm në marrëdhënie dhe i lehtë në tradhti, ka nevojë për një grua që të kujdeset për të si për një fëmijë.
Këshillë: Mësoji që kënaqësia femërore kërkon kohë dhe përkushtim.