Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të armatimit në komunën e Leposaviqit.
Policia ka kryer një operacion kontrolli në afërsi të fshatit Rudarë të Leposaviqit. Gjatë bastisjes në dy shtëpi janë gjetur 10 armë, mes tyre edhe “Kallashnikovë”.
Në mesin e gjërave të kapura, pas informatave nga inteligjenca e AKI-së, është edhe nje kapele me emblemen e BIA-s, bëjnë të ditura burimet e Ekonomia Online.
Një konferencë e jashtëzakonshme për media është thirrur të mbahet sonte, më 14.05.2024, në ora 19:30, në Drejtorinë rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës.
Burime të KALLXO.com kanë konfirmuar se Policia në afërsi të fshatit Rudarë, afër Leposaviqit, ka kryer një operacion kontrolli.
Aty janë duke u kontrolluar dy shtëpi në të cilat deri më tani janë gjetur 10 armë, mes tyre edhe “Kallashnikovë”.
Bashkë me armët e zjarrit janë zbuluar disa eksplozivë, si dhe “shok-bomba”.
Zona është shumë afër zonës ku vendoseshin barrikadat.
“Sot, më 14.05.2024, në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit” – thuhet në ftesën për media.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.