Zbulohen detaje të dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, kurorëzojnë dashurinë në jahtin 500 milionë dollarë!

Prishtinë | 28 Mar 2025 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Një nga dasmat më të përfolura të vitit po afron dhe nuk është tjetër veçse ajo e Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos. Çifti po përgatitet të shkëmbejë betimet e besnikërisë së përjetshme në një ceremoni që pritet të bashkojë ajkën e botës së biznesit dhe asaj artistike.

Ndërsa detajet rreth datës së saktë mbeten ende një sekret, vëllai i Sanchez, Paul, ka folur për TMZ, duke zbuluar disa detaje nga prapaskenat e një prej ngjarjeve sociale më të pritura të vitit.

Sanchez jo vetëm konfirmoi se ceremonia do të jetë spektakolare, por e krahasoi atë me dasmën ikonë të princeshës Diana dhe mbretit Charles në vitin 1981. Edhe pse deklarata e tij bëri bujë, njerëzit e afërt të çiftit mohojnë që ngjarja të jetë kaq madhështore, duke theksuar se, megjithëse do të jetë luksoze, nuk do të arrijë nivelet mbretërore.

Përveç kësaj, Paul Sanchez zbuloi gjithashtu se në listën e të ftuarve janë disa nga emrat më të mëdhenj të elitës botërore, ndërsa foli edhe për dhuratën që planifikon t’i bëjë çiftit, një vendim i vështirë, duke qenë se Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez tashmë kanë gjithçka.

Pavarësisht luksit dhe kërkesave të eventit, Paul Sanchez siguroi se motra e tij mbetet plotësisht e relaksuar. E njëjta gjë vlen edhe për Jeff Bezos, i cili sipas informacioneve po mban një qëndrim diskret në pritje të ditës së madhe.

Sipas Page Six, çifti do të martohen në Venecia këtë verë. Dasma do të bëhet në jahtin e tij 500 milionë dollarësh, Koru, dollarë, të cilat do të ankorohen në brigjet e Italisë në qershor.

Kishte zëra se ata ishin martuar tashmë në Kolorado në dhjetor, megjithatë, pronari i Washington Post e mohoi lajmin.

 Jeff Bezos, 61 vjeç dhe Lauren Sanchez, 55 vjeç, u fejuan në maj 2023, katër vjet pas divorcit të tij nga Mackenzie Scott, si dhe ndarjes së Sanchez nga bashkëshorti i saj, Patrick Whitesell, po atë vit. Çifti filloi të takohej në vitin 2019, megjithatë, ata shmangën të shiheshin së bashku derisa të finalizoheshin divorcet e tyre përkatëse.

Jeff Bezos i propozoi Lauren Sanchez-it me një unazë diamant 20 karatësh me vlerë 2.5 milionë dollarë, siç ka treguar ajo për Vogue. Pas fejesës, çifti ka festuar në megajahtin e Jeff Bezos në Positano të Italisë.

Të ftuar ishin Bill Gates, Ari Emanuel, Leonardo DiCaprio, Andrew Garfield, Kris Jenner, si dhe mbretëresha e Jordanisë, Rania Al-Abdallah.

Të ngjashme