Pas gjashtë vjetësh në krye të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dha dorëheqjen, duke e lënë zbrazët vendin e nurit një të klubit katalonas.
Carles Tusquetsi, do ta drejtojë klubin deri në janar të vitit të ardhshëm kur edhe do të zgjidhet presidenti i ri i klubit.
Font, Freixa, Farré, Benedito, Alà janë pesë personat, që kanë bërë të ditur kandidaturën për të drejtuar klubin e Barcelonës derisa Juan Laporta ende nuk e ka zyrtarizuar.
Victor Font mbetet favoriti për t’i fituar zgjedhjet derisa ka premtuar se do të sjellë Xavin në krye të shtabit teknik në rast dështimi të Koemanit.