Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë me fanella të veçanta edhe në ndeshjen ndaj Përfaqësueses së Çekisë.
Kosova do të vazhdojë turin e ndeshjen eliminatore për Euro 2020 në udhëtim te Çekia të vlefshëm për Grupin A.
Dardanët do të luajnë ndeshjen e cilësuar si “jetë ose vdekje”, pasi një fitore do të afronte shumë kualifikimin.
Pasi ndeshja është e veçantë, edhe fanellat e Kosovës për këtë ndeshje do të jenë të veçanta, ku ngjyra e bardhë do të jetë kryesorja.
Është vet faqja partnere e Kosovës, “14 Fourteen” që ka publikuar videon, ku shihen fanellat e reja që Dardanët do t’i veshin ndaj Çekisë.
“Çdo ndeshje është një aventurë, çdo ndeshje është e veçantë, është koha ta kujtojmë çdo moment, kjo është arsyeja pse ne jemi me ju për ta kujtuar atë”, shkruan në faqen e kompanisë “14 Fourteen”.
Ndryshe, ndeshja me Çekinë është paraparë të zhvillohet në Plzen me datë 14 nëntor.