Zbulohen imazhet e klipit që do na përfaqësojë në Eurovizion

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 10:55 | Nga

Eugent Bushpepa na prezantoi këto ditë me klipin final të këngës “Mall”, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij në Facebook, disa prej fotove ku tregohen momentet e regjistrimit të skenave.

Një klip bardhë e zi, në të cilin nuk mungojnë motivet e kostumeve popullore në veshjen e balerinëve si fustanella apo xhubleta.

Shqipëria nuk e ka prekur finalen e “Eurovisionit” që nga viti 2015, përfaqësuar nga Elhaida Dani me këngën “I’m alive”. Ndërkohë, suksesin më të madh e ruan Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012, dhe vendin e pestë.

Shpresojmë që falë potencialit të jashtëzakonshëm të zërit dhe të performancës së grupit të artistëve që do e shoqërojnë, Eugent Bushpepa të na bëjë krenar duke e ngritur muzikën shqiptare në një stad të ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme