Zbulohen planetët binjakë, astronomët mbesin gojëhapur

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 12:04 | Nga

Ka qenë një vit i madh për lajmet e zbulimit të planetëve.

Gjatë pjesës së deritashme të vitit 2016 janë zbuluar një sërë planetësh dhe planetoideve, disa prej tyre madje edhe në sistemin tonë diellor.

Me përparimin e teknologjisë dhe rritjen e fuqisë kompjuterike, zbulimet e reja dhe të pazakonta për universin tonë po bëhen çdo ditë e më të shpeshta.

Gjatë javës që po lëmë pas, një ekip ndërkombëtar i astronomëve kanë publikuar lajmin për zbulimin e dy planetëve të çuditshëm, që bien në kundërshtim me gjithë njohurinë astronomike që kemi pasur.

Sipas të dhënave fillestare që janë publikuar nga astronomët, këta janë gjigantë të gaztë, shumë më të mëdhenj sesa që do të duhej të ishin, bazuar në masat e tyre. Yjet binjakë, ‘HAT-P-65’ dhe ‘HAT-P-66’ janë rreth 3,000 vjet-drite larg nesh dhe janë më pak masiv sesa Jupiteri, që njëherësh është edhe gjiganti i gaztë më i afërt me tokën.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme