Portugezi Cristiano Ronaldo cilësohet si një ndër futbollistët me të mirë në botë.
Mirëpo së fundmi në fotot e postuar në rrjetet sociale, fansave të Ronaldos nuk iu ka shpëtuar një detaj i “çuditshëm”.
Bëhet fjalë për thonjtë e këmbës të futbollistit, të cilët ai i lyen me një manikyr në ngjyrë të zezë.
Sipas gazetës gjermane BILD, arsyeja ka të bëjë me parandalimin e ndonjë infeksioni mykotik në këmbët e futbollistëve, të cilët kalojnë orë të gjata duke luajtur me atlete veshur.
Këmbët e tyre djersiten dhe sipas mediave ngjyra e zezë nuk lejon që bakteret të depertojnë në lëkurë.