Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy Note 7 në Evropë

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 14:54 | Nga

Samsung Galaxy Note 7 do të fillojë shitjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 19 gusht, por Evropa duhet të pres dy javë më shumë, deri më 2 shtator, për pajisjen e re të kompanisë.

Para-porositë nga faqja zyrtare fillojnë më 16 gusht, por një numër i madh i shitësve tashmë kanë hapur para-porositë në fabletën Note 7, shkruan portali arbresh.info. Në shumicën e tyre çmimi prek shifrën prej 849 euro.

Çmimi në Britani të Madhe do të jetë 699 funta, që është i afërt me atë në mbarë kontinentin.

Sidoqoftë, sipas raporteve nga ‘GSMarena’, çmimi prej 849 euro mund të jetë zyrtar për tregun evropian në rast se jeni i intersuar.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme